Vetëm pak ditë më parë, këngëtari Robert Berisha deklaroi se ai dhe Nora Istrefi, ishin ndarë përfundimisht.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Instagram”, të cilin më pas vendosi që ta fshinte, Roberti u shpreh se ata nuk janë më bashkë dhe i uroi Norës gjithë të mirat.
Pasi u mor vesh për ndarjen e tyre, këngëtarja e njohur vendosi që të mos jepte asnjë deklaratë rreth kësaj çështjeje, duke preferuar që të qëndrojë në heshtje.

Por sot në profilin e saj në “Instagram”, vihet re se Nora ka fshirë fotot e realizuara së fundmi ku shfaqej me ish-partnerin e saj.
Këngëtarja ka lënë fotot e portretit familjar të shkëputura nga ditëlindjet e Renee dhe të tjera ku shfaqet vetëm Roberti dhe vogëlushja e tyre.
Gjithashtu Nora duket se nuk ka patur “zemër” që të fshijë fotot e dasmës dhe disa të tjera të postuara 4 vite më parë.


