17 Nëntor, 2022

U nda nga jeta shumë vite më parë, Almeda Abazi kujton me mall të atin e saj (Foto)


Shumë vite më parë ish-Missi shqiptar Almeda Abazi ka humbur të atin e saj.

Shpesh herë modelja e kujton me mall babain e saj dhe tregon sa shumë i mungon duke postuar foto të vjetra në Instagramin e saj.

Sot janë bërë plot 14 vite që kur ai është ndarë nga jeta dhe Almeda ndau në InstaStroy disa foto të papublikuara më parë, ku shihet një foto e tij kur ishte shumë i ri dhe një e moderatores kur ishte shumë e voglë e kapur përdore me babain e saj.

“17.11.2008, 14 vite pa ty babi”– shkruan Abazi.

Kujtojmë se Almeda e cila prej vitesh është e martuar me Tolgahan Sayisman, janë një ndër çiftet më të dashura për publikun.

Çifti i njohur janë prindër të dy fëmijëve, ndërsa pak kohë më parë Almeda ka shprehur dëshirën për t’i rritur të vegjlit e saj me kulturën dhe gjuhën shqipe.

Në një intervistë të dhënë më parë Almeda tregoi se sa shumë ajo dhe partneri i saj e duan Shqipërinë dhe kanë menduar të blejnë një shtëpi pasi dëshiron që muajt e verës t’i kalojë në vendlindjen e saj.

“Sigurisht, dhe mund të them që e kemi vendosur dhe shumë shpejt do e kemi sepse dhe Tolga e pëlqen shumë Shqipërinë dhe ndihet shumë i lumtur dhe komod atje. Ëndrra ime është që muajt e verës t’i kaloj në Shqipëri me fëmijët sepse dua shumë që t’i rris me traditat dhe gjuhën shqipe.”, ka treguar Almeda.

© Panoramaplus.al