1 Tetor, 2019

U nda me Mozzik? Loredana i sqaron të gjitha përmes një fotoje…


Për ndarjen e tyre po flitet kudo. Çifti i famësh Mozzik-Loredana duket se po kalojnë një krizë mjaft të fortë në marrëdhënien e tyre. Ky fakt i ka bërë që kohët e fundit të jenë gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes.

Ata as nuk e pohojnë por as e mohojnë që s’janë më bashkë. Por nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe kjo i shton më shumë dyshimet.

Loredana ka postuar së fundmi një foto të sajën në ‘Instastory’, të shoqëruar me një thënie:

“Duhet të jesh e aftë të qeshësh përmes të gjitha këtyre budallallëqeve”.

Dyshimet na çojnë për një ndarje të mundshme, megjithatë na duhet të presim për një konfirmim zyrtar të artistëve.

 

© Panoramaplus.al