8 Shkurt, 2019

U largua nga “On Records”, Kida zbulon se me kë kompani do bashkëpunojë tani


Pak ditë më parë, këngëtarja mjaft e pëlqyer nga publiku shqiptar, Kida lajmëroi përmes një postimi në “Instagram” se ka përfunduar kontratën me kompaninë muzikore “On Records”.

E fansat e saj ishin kuriozë të dinin se me kë kompani do bashkëpunojë Kida në vijim. Përgjigjen ua ka dhënë Kida një ditë më parë, teksa ka publikuar një foto të saj ku zbulon se ka zgjedhur kompaninë “AVD Digital” për të menaxhuar këngët e saj.

Këngëtarja gjithashtu ka zbuluar se ka hapur një kanal zyrtar në “Youtube” dhe njoftoi se projekte të reja do vijnë së shpejti.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al