7 Dhjetor, 2022

U la në stol për 90 minuta/ Georgina Rodriguez ka ‘dy fjalë’ për vendimin që u mor për Cristiano Ronaldon


Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodríguez, ka reaguar pas ndeshjes Zvicër-Portugali , ku këta të fundit i mundën me rezultatin 6 me 1.

Gjatë ndeshjes, kapiteni Santos vendosi të linte Ronaldon në stol, mirëpo ky vendim nuk u prit aspak mirë nga tifozët e tij jashtë apo edhe ata të pranishëm në stadium të cilët shpesh bërtisnin emrin e tij njëzëri.

Georgina, e cila ishte në stadium për të mbështetur 37-vjeçarin, tregoi në rrjetet sociale mbështetjen e saj ndaj partnerit.

“Urime Portugalia. Ndërsa 11 lojtarët këndonin himnin, të gjithë sytë ishin te ju. Sa turp që nuk mundëm të shikonim lojtarin më të mirë në botë për 90 minuta. Tifozët nuk pushuan duke bërtitur emrin tënd”- shkroi Georgina.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

Përjashtimi i Ronaldos erdhi pasi u zëmërua se duhej të zëvëndësohej gjatë ndeshjes së mëparshme të skuadrës së tij kundër Koresë së Jugut.

© Panoramaplus.al