Aktorja e njohur Megan Fox u ‘kryqëzua’ në rrjet nga fansat pasi përmes një postimi në rrjetet sociale ajo iu kërkoi këtyre të fundit të dhurojnë para për një “GoFundMe” të shoqes së saj.

Teksa publikoi në Instagram një foto të faqes së hapur nga shoqja e saj, ajo gjithashtu tregoi se babai i kësaj të fundit po lufton me kancerin e pankreasit dhe për ta shëruar këtë sëmundje të rëndë duhen mbledhur rreth 30,000 dollarë, të cilën më pas ajo e çoi në 60.000 dollarë.
“Babai i miqve të mi sapo u diagnostikua me kancer pankreatik, nëse jeni në gjendje të ndihmoni, ju lutemi bëjeni”, shkroi 37-vjeçarja e cila tregoi se është e përfshirë drejtpërdrejt me mbledhjen e fondeve.

Mirëpo fansat nuk e pritën aspak mirë këtë kërkesë që aktorja iu bëri në rrjetet sociale, teksa e akuzuan Fox se po iu kërkon para atyre të cilët janë shumë më të varfër se ajo.
“Megan Fox të ndash një gofundme për 30 mijë dollarë duhet të jesh duke bërë shaka. Sikur të mos ishte e pasur por ajo është dhe mund ta ndihmojë menjëherë shoqen e saj”, shkroi në fans i zemëruar.
Një tjetër përdoruese e Twitter mbeti e habitur pasi mësoi se ‘milionerja’ Megan po iu kërkonte para fansave të saj për GoFundMe e një shoqje.
“Nëse do të kisha aq para sa ajo, do të mbuloja 100% të shpenzimeve mjekësore të prindit të një miku përpara se t’u kërkoja të huajve”, shkroi një tjetër fans i zhgënjyer nga Fox.
Mirëpo nuk mjaftoi kjo pasi Megan gjithashtu u akuzua nga fansat se ajo nuk ka dhuruar asnjë cent pasi aktorja nuk gjendet në listën aktuale të donatorëve, por megjithatë ajo mund t’ua ketë dhënë në dorë vlerat monetare shoqes së saj.

© Panoramaplus.al

