Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, festoi pak ditë më parë 30-vjetorin e lindjes. Në ditën e saj të veçantë, ajo publikoi një fotografi mjaft provokuese në “Instagram”.

Bebe postoi një foto ku shfaqej “topless” e shtrirë përtokë. Këngëtarja me origjinë shqiptare tregonte se ndihej shumë mirë me trupin e saj, ndërsa bënte streçing para koncertit.

Por duket se kjo pozë nuk është pritur mirë, pasi ka marrë akuza e ofendime nga më të ndryshmet. Lidhur me këto komente ka vendosur që të reagojë vetë Bebe.

Rexha ka bërë një postim në “Twitter” ku shkruan: “Po unë jam një zuskë, një k*rvë… të gjitha këto”.


