Në një postim të publikuar në Instastory gjatë ditës së djeshme, këngëtarja e njohur Vesa Luma ka trajtuar temën e një dashurie të ndaluar pavarësisht gjinisë.

Ajo ka treguar se është plotësisht në mbështetje të komunitetit LGBTQ dhe se nuk kemi arsye pse të paragjykojmë jetën që secili nga ne ka të drejtë veta të zgjedhë se si e jeton.
Megjithatë, kjo deklaratë e këngëtares ka marrë reagime të shumta nga ndjekësit, ku disa prej tyre ishin negative.

Komente këto të cilat këngëtarja ka vendosur të bëjë një regaim lidhur me gjuhën e urrejtjes që është përdorur.
“Zakonisht nuk merrem me komentet në rrjete sociale, se normalisht pas gjithë këtyre viteve, nuk më bëjnë përshtypje por imagjinoni një komunitet (që nuk është i vogël) i përjetojnë këto në lëkurë të vet dhe pa i bërë askujt asgjë thjesht përse duan me qenë të lirë me dashtë këto që t’ia do zemra”, tha Luma në reagimin tjetër të shpërndarë në InstaStory.
“Më fal, por nëse ti je i lumtur me familjen tënde, me burrin apo gruan tënde, siç jam unë me burrin time atëherë çfarë po të pengon shtrati i tjetrit? Edhe po… prapë jam krenare që përkrahi dashurinë para urrejtjes”, tha tutje ajo.



© Panoramaplus.al

