26 Shkurt, 2020

U konsiderua njeriu më i fuqishëm i Hollywood, bosi i Disney jep dorëheqjen si shef ekzekutiv


Shefi i Disney, Bob Iger është dorëhequr si shef ekzekutiv i kompanisë. Disney njoftoi se në vendin e tij do e zërë Bob Chapek. 

Iger do mbetet shef ekzekutiv deri në fund të vitit të ardhshëm për të përfunduar idetë e tij krijuese. Por vendimi i tij ka ardhur si një surprizë për të gjithë.

Iger, i cili konsiderohet nga shumë njerëz si njeriu më i fuqishëm i Hollywood, shërbeu si shef ekzekutiv i kompanisë që nga viti 2005.

Lajmi për dorëheqjen e tij u dha gjatë një deklarate të martën.

Iger u shpreh se ishte koha optimale që drejtimi i kompanisë ti kalojë një udhëheqësi të ri.

Disney së fundmi përfundoi blerjen e perandorisë së argëtimit 21st Century Fox të Rupert Murdoch si edhe lançoi Disney+ në fund të vitit të kaluar.

Gjithashtu, në drejtimin e Iger u blenë firmat si Pixar, Marvel dhe Lucasfilm.

“Kompania është zgjeruar dhe është bërë më komplekse muajt e fundit,”- u shpreh ai. “Ndjeva se duhet të kaloj më shumë kohë në anën krijuese të biznesit tonë.”

Ndërsa shtoi se qëndrimi i shef ekzekutiv do lehtësonte gjithë ndryshimin.

Chapek, i cili iu bashkua Disney në 1993, do të jetë shefi ekzekutiv i shtatë i firmës që kur u formua në vitet 1920.

Midis arritjeve të tjera, ai mbikëqyri hapjen e parkut të Disney në Shanghai.

Ndërsa Iger i ka sjellë kompanisë fitime të qëndrueshme, pavarësisht trazirave në industrinë e televizionit dhe filmit.

Raportohet se gjatë mandatit të tij në krye të kompanisë, vlera e saj e tregut është rritur 5 fish.

Disney tani ka një vlerë prej 230 miliardë dollarë.

 

© Panoramaplus.al