3 Shkurt, 2020

U kapën duke u puthur, zbulohet i dashuri misterioz i Lady Gagas. Çifti shfaqet për herë të parë në publik


Lady Gaga dha një shfaqje plot energji në festën para finales së Super Bowl, përpara se i dashuri i saj i ri të merrte vëmendjen.

Ajo u largua nga ndeshja mes Kansas City Chiefs dhe San Francisco 49ers në stadiumin në stadiumin Hard Rock në Miami Gardens të dielën me partnerin Michael Polansky.

Këngëtarja dhe sipërmarrësi Polansky u larguan të kapur për krahu nga stadiumi dhe kjo ishte dalja e tyre e parë së bashku në publik.

Sipas burimeve 33-vjeçarja është njohur me Polanskyn gjatë eventeve që Parker Group ka zhvilluar në Los Angeles e më pas u ritakuan në festën e ditëlindjes së tij.

Për herë të parë ata u panë së bashkua në Vegas në festën e Vitit të Ri. Më pas u panë duke u puthur në ballkonin e rezidencës së Gagas në Miami për tu rikthyer në koncertin e Super Bowl 2020 të dielën.

© Panoramaplus.al