Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për këngëtaren Fjolla Moria, e cila u kap me dy armë në pikën kufitare të Morinës.

Këngëtarja e njohur u arrestua teksa tentonte të hynte në Shqipëri, ndërsa në çantën e saj iu gjet pistoletë, çakmak pistoletë dhe 23 fishekë.
Pas arrestimit, këngëtarja përfundoi në spital në gjendje të rëndë psikologjike dhe pas analizave të kryera, u raportua se ajo ishte në muajin e dytë të shtatzënisë.
Por ditën e sotme, këngëtarja bër një eko të dytë dhe rezultoi nuk ishte shtatzënë, duke rënduar edhe më tej poziten e saj para trupit gjykues.
© Panoramaplus.al
