Një ditë më parë, ish-i dashuri i këngëtares Morena Taraku, Sasha Sobhani u filmua në krahët e një tjetër këngëtareje shqiptare, Fjolla Morina.

Miliarderi iranian publikoi në “Instastory” një video ku shfaqej në club krah Fjollës, teksa të dy kërcenin pranë njëri-tjetrit. Lajmi u përhap me shpejtësi, duke shkruar se Sasha është parë me një tjetër këngëtare shqiptare.

Lidhur me këto lajme ka reaguar Fjolla, e cila i ka mohuar të gjitha thashethemet. Për “Lajmi.net” këngëtarja ka thënë se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se shoqëri.

Sipas Fjollës, ata janë takuar rastësisht në një club nate në Prishtinë.
© Panoramaplus.al
