14 Shtator, 2019

U kap me drogë në Tiranë, reperi flet për herë të parë: Isha me…


Pak ditë më parë, reperi i njohur në Kosovë, Ensar Elshani, u arrestua pasi u kap me drogë.

Fuego, siç njihet me emrin e artit, qëndroi disa ditë në paraburgim, pasi akuzohej për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Tashmë që ai është i lirë, ka dhënë një intervistë për emisionin “Mirage”, ku ka folur për herë të parë rreth kësaj ngjarjeje.

Reperi ka zbuluar se ishte me shoqërinë e tij në një apartament në Tiranë dhe për shkak të zhurmës dikush ka njoftuar policinë. Më pas, pas kontrollit policia ka gjetur materiale të mjaftueshme për ta marrë në paraburgim.

Gjatë intervistës, Fuego e pranoi se është dënuar me detyrim paraqitjeje.

© Panoramaplus.al