1 Tetor, 2021

“U infektova në javën e 8-të, pas një terapie të gjatë…”- Këngëtarja shqiptare rrëfen periudhën e vështirë gjatë shtazënisë, zbulon gjininë e bebit: Kam një kriter për emrin


Këngëtarja, Gresa Behluli dhe partneri i saj, Lulzim Ibrahimi do të bëhen prindër për herë të parë së shpejti.

gresa behluli (2)

Vajza e artistes së njohur, Shyhrete Behlulit, është në muajin e 8-të të shtazënisë dhe është në pritje të një djali.

Gjatë një interviste, ajo ka zbuluar se është infektuar me COVID-19 kur ishte 8 javëshe shtatzënë. Këngëtarja u shpreh se e ka përjetuar shumë vështirë atë periudhë, por për fat të mirë, pas një terapie të gjatë është shëruar dhe tani, si ajo ashtu edhe bebi janë mirë.

gresa behluli (6)

“Shtatzënia ka ecur shumë mirë, përveçse në javën e tetë kam qenë e infektuar me Covid-19. Ishte një periudhë e vështirë për mua dhe stresuese. Stresova gjithë familjen. Sa u gëzuam pas një lajmi aq të mirë pasi u infektova dhe ishte e vështirë. E kam përjetuar shumë vështirë. Pas një terapie shumë të gjatë u shërova, falë Zotit pa pasoja por nuk ishte e lehtë. Tani jam mirë edhe beni, për 1 muaj do të vijë në jetë. Është djalë”, tha Gresa Behluli e ftuar në “ABC-ja e Mëngjesit”.

gresa behluli (4)

Artistja u shpreh se deri tani ka menduar shumë emra për djalin, madje disa ia kanë sugjeruar edhe ndjekësit, por ende nuk ka vendosur se si do e quajë.

Ndërsa theksoi se kriter për të, është që emri të jetë shqiptar.

gresa behluli (3)

“Kam menduar për emrin e djalit, kam shumë propozime. Është e vështirë të vendosësh emër për fëmijën tënd se asnjë nuk të pëlqen. Është muaji i 8-të dhe ende nuk kam vendosur. Ka disa emra që më propozuan fansat për t’ia vendosin djalit. Kriter për mua është që të jetë emër shqiptar”, përfundoi këngëtarja.

Gresa Behluli kurorëzoi në martesë dashurinë me zv. presidentin e klubit prishtinas të basketbollit, Lulzim Ibrahimin, në vitin 2019.

/Panoramaplus.al

gresa behluli (1)gresa behluli (5)

© Panoramaplus.al