5 Janar, 2019

U harruan fotot e “ndyra”, urimin më të çmendur Xhemi Shehu e mori nga Olti Curri


Një ditë më parë, moderatorja e njohur Xhemi Shehu festoi ditëlindjen. Madje ajo ishte kryefjalë e lajmeve rozë, pasi mikja e saj Arbana Osmani vendosi ta surpizonte për ditën e saj të veçantë.

Arbana vendosi që ta priste ditëlindjen e Xhemit me një numërim mbrapsht 48 orësh dhe me një paradë fotosh “të ndyra”, siç i quajti Shehu.

Për t’i kërkuar falje, moderatorja e dashur për publikun shqiptar i bëri pastaj një urim ndryshe Xhemit. Ajo postoi foton e saj ku shfaqej teksa i bënte një maskë fytyrës.

Por mesa duket nuk ishte urimi i Arbanës ai më i “çmenduri”. Ishte blogeri i njohur Olti Curri që bëri urimin më të “çuditshëm”.

Me anë të një postimi në “Instastory”, ai i uron Shehut të bëhet dhe 100 vjeç dhe i thotë që e do shumë, me një foto ku ka dalë vetë ai por jo me vajzën e ditëlindjes por me Andresën.

© Panoramaplus.al