4 Qershor, 2022

U fotografua në ambulancën e spitalit të Barcelonës, Shakira sqaron të vërtetën: Fatkeqësisht…


Këngëtarja kolumbiane, Shakira ka reaguar pas lajmeve se ka pësuar një krizë paniku dhe është shoqëruar me ambulancë në spitalin e Barcelonës.

Gjatë ditës së djeshme revista “Hello” raportoi se Shakira ka pësuar një krizë të fortë të shtunën e kaluar. Këngëtarja është dashur të trajtohet nga shërbimet mjekësore dhe është transferuar me ambulancë në klinikën Teknon në Barcelonë.

Një dëshmitar i ngjarjes tha për revistën se kolumbianja përfundoi në spital si pasojë e një sulmi ankthi.  Sipas ‘Hello!’, mjekët e pyetën Shakirën nëse kishte nevojë për kujdes psikologjik dhe ajo kërkoi të shkonte në klinikën e lartpërmendur në Barcelonë.

Por me sa duket arsyeja e vërtetë pse Shakira është fotografuar në një ambulancë nuk është gjendja e saj psikologjike apo krizat e panikut. Në një njoftim në Twitter, këngëtarja lajmëron se është mirë dhe se ka shkuar në spital për të shoqëruar të atin.

Statusi i plotë:

“Po marr shumë mesazhe shqetësimi që unë jam parë në një ambulancë në Barcelonë së fundmi. Dua vetëm t’ju tregoj se ato foto janë nga fundjava e kaluar (data 28), kur babai im fatëkeqëshisht u rrëzua dhe unë e shoqërova në një ambulancë për në spital, ku ai po trajtohet tani.”

Pak minuta më parë Shakira njoftoi edhe ndarjen nga partneri i saj prej 11 vitesh, fubollisti Pique. (KLIKO)

© Panoramaplus.al