13 Shkurt, 2022

U eliminua një javë para finales së madhe, Arjola Demiri reagon për herë të parë pas daljes nga “BBVIP”: Çelësi i suksesit është…


Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Arjola Demiri pas daljes nga shtëpia duket se i është rikthyer jetës normale. Ajo u eliminua një javë para finales së madhe.

Aktorja ka qenë aktive në rrjetet e saj sociale ku ka postuar foto apo video duke u çmallur me miqtë e saj. Gjithashtu ajo ka falënderuar të gjithë personat që e mbështetën në gjithë rrugëtimin e saj.

“Çelësi i suksesit është sinqeriteti. Ju dua, faleminderit për suportin dhe fjalët e shpirtit”, ishin fjalët që ka shkruar aktorja krahas fotos.

Rikujtojmë që produkusioni i “BBVIP” e surprizoi Arjolën duke i realizuar qëllimin për të cilin ajo kishte hyrë në shtëpi ku i dhuroi aktores një shtëpi për të dhe fëmijët e saj.

“Tre muaj paralelisht punoja në emisionin e fëmijëve. Punoja kudo që të ishte e mundur, pagesat nuk premtonim të mbanin as veten dhe jo më fëmijët. Ndërkohë që mendonin se isha e qetë, në fakt shkatërrohesha nga malli dhe nga vetmia. Po shkatërrohesha nga dëshira për ti pasur fëmijët pranë. Këtë ditë e shihja të largët dhe të pamundur. Më tingëllonte në vesh zëri i djalit: Të lutem mami kthehu se nuk duroj dot më.”, u shpreh ajo gjatë një rrëfimi për jetën e saj.

Po atë natë aktorja e cila ishte në nominim, u eliminua por fati deshi që ajo të rikthehej dhe njëherë në lojë ku u shpreh se ajo ‘e kishte fituar “Big Brother”-in e saj por u kthye në shtëpi vetëm sepse kishte fat’.

© Panoramaplus.al