Paloma, emri i vërtetë i së cilës është Rudina Demneri, doli nga shtëpia e “Big Brother VIP” nga votat e publikut. Pasi banorët thyen rregullat e reality show-t, të gjithë dolën në televotim dhe ishte pikërisht Paloma ajo që u eliminua.

E ftuar dje tek “Fan Club”, Paloma tha se babai ishte personi që e ka kritikuar më shumë pasi doli nga shtëpia. Sipas saj, i ati i ka thënë se afrimiteti dhe bisedat me Monika Lubonjën janë ato që e kanë penalizuar.
“Ka pasur momente që ne i shikojmë dhe na vjen për të qeshur. Babi ishte kritiku më i madh, duke më vënë në dukje komunikimin me Monikën. Nuk i pëlqente momenti kur diskutoja me Monikën dhe mendoj që kjo më ka penalizuar pak. Që ishim bashkë dhe bënim çu-çu-çutë tona.
Monikën e zgjodha si një person të preferuar në momentin që po bëhej një lojë në shtëpi, aty pash që u zvogëlova pak në moshë. Ndava me të momente më të vështira të jetës time, aty kuptova që po dal jashtë vetes. Të gjitha bisedat e mia i kam konsumuar me Monikën dhe e ndjej që ka qenë personi që kam shprehur diçka, dhe po më vjen keq që tani po përfshihet me çdo person aty brenda.

Nga jashtë është tjetër gjë dhe nga brenda tjetër gjë! Pavarësish lojës që po bën ka qenë personi që kam ndjerë më afër vetes. E vetmja gjë që do ktheja mbrapsht dhe nuk më pëlqe është afrimiteti dhe ‘thashethemet’ me Monikën, për të tjerat nuk bëhem pishman”,- tha Paloma.
Para se të dilte, Paloma pati edhe një debat të fortë me Sheila Haxhirajn, e cila i tha gazetares se për gjënë më të vogël që ndodh aty brenda, bën “be” vazjën e saj, vetëm që të marrë “5 follower-sa më shumë”.



