10 Gusht, 2023

U divorcuan dy vite më parë, por ja mënyra e veçantë që Elon Musk bëri për vete ish-bashkëshorten


Vetëm dy vite me parë Elon Musk u divorcua nga bashkëshortja e tij, Grimes.

Mirëpo së fundmi në librin e biografisë për jetën e themeluesit të SpaceX është zbuluar se ky i fundit arriti ti bënte përshtypje dhe ti fitonte zemrën ish-bashkëshortes që në takimin e tyre të dytë.

Sipas People, shkrimtari Walter Isaacson tregoi në libër se gjatë takimit të tyre të dytë, 52-vjeçari teksa po drejtonte makinën, i hoqi duart nga timoni dhe mbuloi sytë në mënyrë që të tregonte funksionin Autopilot të makinës së tij.

Ndërsa e çoi atë në një restorant, ai tregoi se sa shpejt po përshpejtonte makina, më pas hoqi duart nga timoni, mbuloi sytë dhe e la të përjetonte autopilotin. ‘Mendova, oh zot, ky djalë është i çmendur,’ i tha Grimes Isaacson, duke shtuar se makina po  ndryshonte korsinë vetë. Dukej si një skenë e një filmi të Marvel-it.”- thuhej në librin e jetës së Musk.

Kujtojmë që dyshja u lidhën së bashku në vitin 2018, teksa nga kjo romancë ata kanë sjellë në jetë dy fëmijë.

© Panoramaplus.al