12 Korrik, 2023

U divorcua nga bashkëshortja disa javë më parë, por ja sa para duhet t’i paguajë në muaj Kevin Costner ish-gruas së tij!


Aktori i njohur Kevin Costner dhe ish-bashkëshortja e tij, Christine Baumgartner disa javë më parë i kanë dhënë fund martesës së tyre 18-vjeçare.

Nëna e tre fëmijëve të tij bëri kërkesë për divorc, pasi ish-çifti nuk kanë rënë dakord lidhur me kushtet e marrëveshjes së tyre paramartesore.

Mirëpo së fundmi Kevin është urdhëruar nga gjykata që të paguajë ish-bashkëshorten me një shumë të madhe parash si mbështetje financiare për fëmijët e tij.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Fox News, gjykatësi Thomas Anderle këtë tëmartë vendosi se ylli i “Yelloëstone” duhet t’i paguajë ish-bashkëshortes një shumë rreth 129,755 dollarë në muaj për të mbështetur tre fëmijët që çifti kanë së bashku.

Për më tepër, gjykatësi urdhëroi që Costner, 68 vjeç, duhet të paguajë 200,000 dollarë tarifat e avokatëve dhe 100,000 dollarë në shpenzimet mjekoligjore.

Ish-çiftit, të cilët u martuan në vitin 2004, do t’i kërkohet secili të paguajë 50 për qind të shpenzimeve të kujdesit shëndetësor, sporteve dhe aktiviteteve jashtëshkollore të fëmijëve të tyre.

Vendimi vjen pasi Baumgartner, 49 vjeç, fillimisht kërkoi  248,000 dollarë në muaj mbështetje për fëmijët  – përveç një shume të pazbuluar të mbështetjes bashkëshortore të rënë dakord më parë në marrëveshjen paramartesore.

Aktori i “Bodyguard” nuk u pajtua me shumën që ajo kërkoi, duke pretenduar se ai  nuk mund të përballojë shumën që ajo dëshiron.

Gjithashtu Costner u shpreh se Baumgartner po i kërkon këto para për shpenzimet e saj personale, të cilat nuk kanë të bëjnë fare me fëmijët e tyre.

 

© Panoramaplus.al