21 Shtator, 2023

U diagnostikua me kancer në lëkurë, Khloe Kardashian zbulon për ndjekësit fytyrën e saj pas operacionit (Foto)


Rreth një vit më parë, Khloe Kardashian iu nënshtrua një operacioni në fytyrë pasi u diagnostikua me kancer lëkure në njërën nga faqet e saj. E tashmë duket se gjithëçka ka shkua mirë dhe ylli  është rikuperuar.

Madje së fundmi, Khloe ka ndarë për fansat e saj disa fotografi para dhe pas melanomës. Me anë të fotove, ylli ka treguar proçesin e gjatë që ka vijuar pasi ajo zbuloi njollën e dyshimtë që kishtë në fytyrën e saj.

Fillimisht, ajo mendoi se ishte ndonjë puçër por më vonë mjekët i thanë se në të vërtetë ishte kancer i lëkurës.

 

© Panoramaplus.al