Aktorja e njohur Jane Fonda ka zbuluar së fundmi më shumë detaje për gjendjen e saj shëndetësore.

“Javën e kaluar zbulova nga mjeku im se gjendja ime është përmirësuar dhe unë mund të ndërpres kimioterapinë. Dhurata më e mirë për ditëlindjen time!”- njoftoi Jane.
Ajo tregoi se katër senacat e para të trajtimit të kimioterapisë ishin mjaft të lehta por seanca e fundit ishte mjaft e vështirë gjë që i solli pengesa të kryente shumë aktivitete.
“Ndihem kaq e bekuar, kaq me fat. Ju falenderoj të gjtihëve që u lutët për mua. Jam e bindur se luajti një rol në lajmin e mirë”- përfundoi ajo.

Kujtojmë se Ish- aktorja u diagnostikua me limfomën jo-Hodgkin, një lloj kanceri që fillon në sistemin limfatik dhe tregon se nuk i ka mbetur shumë kohë për të jetuar.
Gjatë një videoje për “Entertainment Tonight”, Fonda u shpreh se ishte mirënjohëse për jetën që ka bërë, duke theksuar se është gati të shkojë kur të vijë koha.
“Kur të jesh në moshën time, më mirë të jesh i vetëdijshëm për sasinë e kohës që është pas teje në krahasim me atë para teje, dua të them që është thjesht realiteti. Unë nuk kam frikë të shkoj, kam pasur një jetë të mrekullueshme”- tha ajo në një video me Entertainment Tonight.
“Jo se dua të shkoj, por jam e vetëdijshme se do të jetë më shpejt se sa vonë.”
Aktorja feston 85-vjetorin e saj më 21 dhjetor dhe Fonda pranoi se do ta festojë me familjen e saj.
“Familja ime do të jetë atje. Vajza ime dhe nipërit e mbesat do të vijnë nga Vermont dhe djali im dhe gruaja dhe fëmija i tij, të cilët jetojnë në Los Angeles, dhe disa miq do të vijnë atje. Dhe ne thjesht do të kalojmë një kohë të qetë.”– u shpreh ajo asokohe.


