21 Shkurt, 2023

“U “dhunova”, askush nuk më mbrojti“- Valbona Mema shpërthen në lot gjatë spektaklit të BBV! Çfarë ndodhi me këngëtaren


Këngëtarja Valbona Mema ka shpërthyer në lot mbrëmjen e sotme në spektaklin e BBV pas një debati me Luiz Ejllin.

Ky i fundit gjatë një diskutimi në shtëpi e pyeti përse zgjodhi Oltën si lidere, duke e ditur që do të kishte një avantazh në lojë.

Debati është hapur sërish gjatë prime dhe Valbona shpërtheu në lot duke thënë se u ndje e dhunuar e askush se mbrojti.

“U “dhunova”, askush nuk më mbrojti në ato moment. Unë nuk bëra asgjë. Më kuptoni.

Unë jam një femër që kam vuajtur në jetë. Nuk duhet të isha në bankën e gjykimit, sikur kisha bërë krim. Unë kam hyrë me guximin e një femre,artisteje. Jam gjetur para një goditjeje psikologjike“, tha ajo.

“I kam shkuar tek koka dhe i kam thënë që dhe ti e ke vuajtur dyfish këtë gjë sepse ta kam thënë unë. Unë  e kuptoj. Por nuk i kam bërë kurrë presion. E kam pyetur disa herë dhe nuk me ka kthyer përgjigje“, shtoi Luizi. 

© Panoramaplus.al