25 Shtator, 2023

U dërgua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua një operacioni, ja çfarë i ndodhi aktores së njohur


Aktorja legjendare e Hollywood-it, Sophia Loren e cila së fundmi ka festuar 89-vjetorin e lindjes, së fundmi është rrëzuar në shtëpinë e saj në Gjenevë.

Pas incidentit ajo është dërguar menjëherë në spital dhe si pasojë e dëmtimit të disa frakturave, aktorja iu nënshtrua një operacioni urgjent.

Një burim tha për revistën: “Sophia iu nënshtrua një operacioni me një rezultat të suksesshëm”.

Para se të ndodhte incidenti, diva italiane po përgatitej të hapte restorantin e saj të katërt me emrin e saj në Itali.

© Panoramaplus.al