20 Shkurt, 2022

U dashuruan brenda “BBV”, por çfarë po ndodh jashtë/ Donald Veshaj kalon natën e parë pas daljes pa Beatrix. Ja kush e shoqëron


Aktori Donald Veshaj dhe këngëtarja Bearix Ramosaj krijuan një romancë brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” dhe ishin çifti më i komentuar i këtij sezoni. Por pas përfundimit të reality-showt, çfarë po ndodh me çiftin?

Pas daljes nga shtëpia, Donald Veshaj ka bërë reagimin e tij zyrtar në lidhje me eksperiencën e tij në “BBVIP” në Instagramin e tij.
Por nuk kanë munguar postimet në rrjete sociale ku aktori shihet nën shoqërinë e binjakut të tij, Romeo Veshaj dhe miqve të ngushtë që e kanë mbështetur gjatë qëndrimit në shtëpi, Elgit Doda dhe reperi Mozzik.


Veshaj ka postuar foto dhe video ku duket se po shijojn “lirinë” me shoqërinë e tij në një klub nate në kryeqytet, por ajo që vihet re ëshë mungesa e Beatrix Ramosajt, të dashurës së tij. Me sa duket netët e para pas daljes, aktori ka vendosur ti kalojë pa këngëtaren, e cila nuk ka bërë asnjë reagim dhe asnjë postim që ka lidhje me Donald Veshajn.

Pavarësisht krisjes që patën pas batutës së Ermal Mamaqit dhe Salsano Rrapit, këngëtarja Beatriks Ramosaj e surprizoi aktorin në natën finale, duke i shkuar brenda shtëpisë së famshme të Big Brother Albania. Madje as vetë Donaldi nuk e priste këtë vizitë aq sa i ka thënë Triksës: “Ç’ne që erdhe?”. Gjatë takimit romantik ku Beatrix i këndoi një këngë aktorit, nuk munguan as puthjet dhe përqafimet, por pas daljes ende nuk kemi parë një postim të përbashkët të dyshes.

© Panoramaplus.al