1 Korrik, 2023

U cilësua rrezik për veten dhe të tjerët, dy javë pas shtrimit në spitalin psikiatrik, përmirësohet gjendja mendore e Amanda Bynes-it


Aktorja e njohur Amanda Bynes ka dalë nga spitali psikiatrik dy javë pasi u shtrua, sipas një rapoti për Page Six.

Ajo së fundmi ka bërë kontrollet e nevojshme mjekësore dhe mesa duket gjendja e saj është përmirësuar, thanë disa burime për TMZ.

Mjekët menduan se ylli i ‘Nickelodeon’ ka bërë përparim të dukshëm gjatë qëndrimit të saj në spital dhe tani do të rifillojë të jetojë jetën e saj.

Një mjek do ta kontrollojë Bynes-in çdo ditë për t’u siguruar që ajo po i ndjek këshillat e doktorëve për rikuperimin e plotë të saj.

Aktorja e filmit “She’s The Man” u shtrua në spital disa javë më parë pas një telefonate që i bëri policië, ndërsa edhe javën e kaluar i dashuri i saj mbeti i shqetësuar për shëndetin e Bynes.

Kujtojmë në fillim ajo ishte në një gjendje shumë të keqe mendore dhe kjo gjë çoi në shtrimin në spitalin psikiatrik të aktores për të marë trajtimin e duhur.

© Panoramaplus.al