28 Gusht, 2023

U bënë prindër për herë të dytë, por Rihanna nuk është gati të martohet me Asap Rockyn? Flasin burimet pranë çiftit: Ai i ka dy vite që i ka kërkuar…


Artistët e njohur, Rihanna dhe Aasp Rocky, janë një nga çiftet më të dashura për Hollywood-in. Ata kanë mirëpritur së fundmi dhe fëmijën e tyre të dytë, i cili thuhet se është sërish djalë.

E ndërsa Rihanna është shprehur se tashmë familja e saj është kompletuar, duket se kur vjen puna për të kurorëzuar dashurinë në martesë me reperin, nuk ndihet dhe aq e sigurtë.

Një burim i brendshëm tregoi për National Enquirer se reperi po i lutet yllit të popit të pranojë të martohet dhe i ka thënë se do të nënshkruante çdo lloj marrëveshjeje paramartesore për hir të saj. Megjithatë, Rihanna nuk është aspak e bindur.

“Rocky i ka kërkuar Rihannës që të pranojë të martohetme të prej të paktën dy vjetësh dhe ai është i gatshëm të nënshkruajë çdo gjë që ajo dëshiron për të pasur besimin. Por tani për tani, Rihanna është ende duke u siguruar”, shtoi burimi.

Dyshja, të cilët janë në lidhje që nga viti 2020, ndezën thashethemet për martesë pasi Rocky e quajti Rihannën “gruan” e tij gjatë një koncerti në Kanë, Francë, në muajin qershor. Pas koncertit, një burim i brendshëm tha për Us Ëeekly se Rihanna dhe Rocky nuk ishin të martuar ligjërisht, megjithatë, ata kanë plane për të shkëmbyer unazat së shpejti.

© Panoramaplus.al