9 Shtator, 2022

U bë virale në rrjet pasi puthi mbretin Charles III/ Qytetarja britanike: Nuk e kisha menduar kurrë që do të puthja një mbret (VIDEO)


Mbreti i ri Charles III dhe bashkëshortja e tij Camilla kanë përshëndetur turmat e qytetarëve të mbledhur dhe ka parë lulet e lëna për nder të nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II.

Capture-79-770x362

Charles buzëqeshi dhe pati edhe shkëmbime bisedash të shkurtra me njerëzit që ishin rreshtuar për ta përshëndetur.

Momenti që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, është një qytetare e cila e ka puthur mbretin e ri në faqe. Videoja është bërë virale, ndërsa gruaja ka reaguar për mediat britanike duke u shprehur se nuk i kishte shkuar mendja kurrë se do të puthte një mbret.

“Ai dukej i trishtuar. Nuk arrija ta besoja dhe i thashë, a mund të të puth? Dhe ai tha: “Epo, po”. Kështu që unë e putha dhe jam shumë e lumtur. Nuk më ka shkuar kurrë në mendje që do të puthja ndonjëherë një mbret. ishte një ndjesi që më erdhi në moment për ta ngushëlluar për humbjen e e nënës së tij. Ai është i bukur, ai është i përsosur”, tha Jenny Assiminios për CNN.

© Panoramaplus.al