Javën e kaluar, Aurela Hoxha konfirmoi me disa foto thashethemet se është bërë nënë për herë të parë, duke habitur jo vetëm miqtë e saj virtualë, por edhe një pjesë të mirë të publikut.

Modelja e njohur e mbajti të fshehtë lajmin e pritjes së ëmbël për më shumë se 9 muaj e ndonëse publikoi imazhe me të birin në krahë, ajo zgjodhi sërish të mos zbulonte detaje të tjera.

Mirëpo, një nga miqtë më të ngushtë të Hoxhës, Endrit Mërtiri, së fundi ka zbuluar “pa dashje” edhe emrin me të cilin ajo ka pagëzuar të birin.

Fotografi publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto të vetes dhe një të modeles Dorina Gegiçi, krahas së cilës shkroi: “Daja dhe tezja më ‘cool’ të Alaronit“. Pas përshkrimit, nuk mungoi as përgjigja e Aurelës, e cila shkroi: “Të dua daja”.

Alaron është një emër që simbolizon “zgjuarsi, dhembshuri, besim”. Kuptimi i emrit do të thotë “fat”, “ajo që është e shkruar”.
Aurela prej vitesh jeton në Spanjë me partnerin e saj biznesmen nga Miloti, Albanin.


