
Rihanna bëri pjesën e saj për të ndihmuar stafin e restorantit me Michelin Caviar Russe të enjten mbrëma, duke ndihmuar në pastrimin e ambjenteve.
Page Six shkruan se Rihanna dhe një grup miqsh i kërkuan stafit të qëndronin hapur edhe pas mbylljes, në mënyrë që ata të mund të shijonin disa kohë natën vonë.
Mamaja e re, 34 vjeçe, ishte e veshur komode me xhinse të gjera, një fanellë të madhe të No Limit Records, një palë taka me majë dhe me lidhëse. Si aksesor për daljen e saj në Neë York, ajo kishte zgjedhur disa bizhuteri.

Një burim tregoi për Page Six se bukuroshja mbërriti në bar me një grup prej gjashtë shoqesh që shijuan – sigurisht -havjar, përveç shampanjës dhe sashimit deri në orën 2 të mëngjesit.

Ndërsa përfunduan mbrëmjen, këngëtarja e “Needed Me” u pa duke ndihmuar stafin të pastronte dhe të shtynte stolat e barit në vend, pasi ajo qëndroi kaq vonë.”

Këngëtarja ka dalë jo pak në rrugët e Nju Jorkut së fundmi, shpesh për netë takimesh me të dashurin A$AP Rocky, me të cilin themeluesja e “Fenty Beauty” ndan djalin e saj të vetëm, të lindur në maj.
Javën e kaluar, çifti u pa në pikën e re të Richie Akiva, The Ned, ku një burim tha se ata dukeshin “të qetë dhe patjetër të lumtur. Ajo dukej e mahnitshme.”
Miliarderja mahniti me një minifund lëkure jeshile smeraldi dhe një këmishë të mëndafshtë, të cilën e zbërtheu sa për të treguar reçipetat e saj të zeza me dantella.


