9 Shtator, 2020

U bë nënë pak javë më parë, e veshur me reçipeta dhe barkun jashtë, Olta Gixhari tregon me krenari linjat e saj trupore


Olta Gixhari solli në jetë djalin e saj Amar rreth 2 javë e gjysmë më parë.

Gjatë shtatzënisë, aktorja shqiptare shtoi peshë megjithatë e ka rikthyer shumë shpejt trupin e saj në formë.

Ajo postoi foto në rrjetet sociale teksa me krenari tregonte linjat e saj trupore.

Olta Gixhari pozoi e veshur me reçipeta dhe streçe të zeza, duke ekspozuar barkun e saj.

“Amar, dielli, deti dhe shumë dashuri. Era që luan me ne,”- shkroi ajo krahas fotos.

Ndërsa në imazh shihet vogëlushi i saj teksa fle gjumë në karrocë.

Amar erdhi në jetë në datën 21 gusht në Spanjë, ku Olta Gixhari po bashkëjeton me partnerin e saj, identitetin e të cilit ka preferuar që të mos e zbulojë.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al