23 Gusht, 2022

U bë kryefjalë e mediave botërore për festën e “çmendur”, dalin pamje të reja të kryeministres finlandeze në momente provokuese me një vajzë (VIDEO)


Festat dhe kryeministrja e Finlandës janë dy vija paralele që ecin bashkë.

Në vetëm një javë janë bërë publike disa video të Sanna Marin duke u dëfryer në klube nate.

Videoja e fundit e lideres finlandeze e shfaq atë shumë të afërt me një modele. Dyshja duken shumë të lumtura teksa kërcejnë me njëra-tjetrën.

Bëhet me dije se vajza krah kryeministres është gjithashtu nga Finlanda. Mediat e huaja i kanë cilësuar këto pamje “provokuese”.

Paraqitja e tillë e kryeministres ka ndezur një debat në Finlandë nëse ajo duhet të shfaqet në këtë mënyrë e të shoqërohet me miqtë nëpër klube.

Disa komentues e kanë akuzuar atë për sjellje që është e papërshtatshme për një lider botëror. Ndersa, shumë të tjerë janë më të relaksuar dhe thonë se e meriton të shijojë jetën, si kushdo tjetër.

Kujtojmë që më herët u bë publike një tjetër video ku Sanna Marin kërcente shumë afër me një këngëta finlandez.

Para kësaj, ishte publikuar videoja ku ajo vallëzonte me miq të saj. Ajo u bë aq e madhe dhe u spekulua se aty ishin përdorur substanca narkotike, saqë kryeministrja u detyrua të bëjë testin për drogë. Doli që ajo nuk ka konsumuar substanca narkotike.

© Panoramaplus.al