23 Gusht, 2024

U bë baba për herë të parë! Reagon Young Zerka në rrjetet sociale: Faleminderit Zot…Iliana Trebicka poston foton e parë me partnerin dhe barkun e rrumbullakosur


Ditën e djeshme burime për Klankosova mësuan se këngëtari i njohur Young Zerka është bërë baba i një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Ziki.

Sot ai ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku falenderon zotin për ardhjen në jetë të të voglit të tij si dhe zyrtarisht ka bërë me dije për ndjekësit emrin e djalit, Ziki.

“Faleminderit i madhi Zot. Zigi Zaian”, ka shkruar Zerka.

Ndonëse Zerka nuk ka konfirmuar asgjë publikisht për statusin e tij, ishte partnerja Iliana Trebicka, e cila ka sjellë në jetë fëmijën e parë të tyre si dhe ajo që publikoi fotot e para me patnerin në rrjetet sociale.

Sot ajo ka postuar për ndjekësit momente të ëmbla gjatë shtatëzanisë teksa shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

Siç duket çifti ka pritur ardhjen në jetë të të voglit për ta zyrtarizuar njëherë e mirë lidhjen e tyre të dashurisë.

Lajmin e ëmbël për shtatëzaninë e ka zbuluar vetë Iliana 1 javë më parë me anë të disa fotove të publikuara në Instagram. Ajo u shfaq me barkun e rrumbullakosur dhe gjithashtu tregoi se bebushi që pritet të vinte në jetë ishte djalë.

© Panoramaplus.al