26 Tetor, 2023

U bë baba për herë të parë, Klajdi Haruni zbulon kuptimin e veçantë të emrit që i vendosi së bijës


Këngëtari i njohur Klajdi Haruni disa ditë më parë është bërë baba për herë të parë.

Ai dhe partnerja e tij, Orgesa sollën në jetë një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Hea.

Së fundmi gjatë një lidhje telefonike në emisionin “Pardo My Friench”, Klajdi ka zbuluar për herë të parë kuptimin e veçantë që ai dhe Oregesa kanë zgjedhur për të voglën e tyre.

Për mua dhe për nusen ka qenë shumë e veçantë si histori. Kemi parë një listë me 10 emra dhe ndaluam të dy tek emri Hea. U munduam që të gjenim ndonjë më të bukur por ky ishte dashuri me vendim dhe shikim të parë si thuhet. Hea do të thotë mirësi, hijeshi pra të mirë si mami dhe babi. Emër korean.” – tha arttisti.

 

© Panoramaplus.al