Dy motra janë bërë për herë të parë pjesë e programit të njohjes, Për’puthen. Pas Rrushes, pjesë e programit është bërë e motra, Laureta Zyba nga Kosova.

“Jam balerinë dhe modele, jam 27-vjeçe”, tregoi ajo gjatë prezantimit në Për’puthen.
Më pas vazhdoi: “Motivimi im për të qenë këtu është motra. Nëse do ishte vetëm një djalë këtu, s’do kishte sens të vija. Por unë dhe motra nuk i kemi shumë pëlqimet e njëjta. Patjetër që jo, s’do kemi konflikte me njëra-tjetrën. Edhe kur ka bërë takime, apo përzgjedhjet e saj e kam kritikuar.”

Por kush është e shkuara e errët e vajzës nga Kosova, e cila ka ardhur në një program për të gjetur dashurinë.
Sipas mediave kosovare, Laureta Zyba është arrestuar moshën 23-vjeçare si bashkëpunëtore me një grup kriminal. Ajo vendos në pranga në një operacion policor në vitin 2018 së bashku me tre persona të tjerë, dy shtetës malazezë të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe një shtetas serb.
Laureta Zyba raportohet se punonte si striptiste në klube nate dhe ishte shoqe e stripties tjetër të njohur kosovare, Donjeta Kosumi, e njohur me pseudonimin Kallashi.

Sipas policisë kosovare, të arrestuarit përveç urdhërarrestit ndërkombëtar për vrasje, dyshohej të ishin përfshirë edhe në veprat penale: ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të armës’.

Shtetasit malazez u identifikuan si Mario Milosheviç dhe Gjorgje Paviçeviç. Ky i fundit ishte i akuzuar për veprën penale rrëmbim dhe zhvatje, në një rast që kishte ndodhur në vitin 2015 në Kotor. Ndërsa Mario Millosheviç dyshohet se kishte kryer vrasje në Mal të Zi pas një konflikti mes grupeve të armatosura, objekt hetimi nga Policia e Malit të Zi.


