2 Shtator, 2022

U arrestua se përdor fjalë denigruese dhe nxitëse se*uale, Fero mbështet personazhin e njohur në TikTok


Edon Murati i njohur thjesht si Donzi është një person shumë popullor në TikTok. Por ditën e djeshme Policia e Kosovës e ka arrestuar, pasi dyshohet se ka biseduar me vajza me fjalor degradues, edhe pse vajzat kanë treguar se janë të mitura 16-17 vjeçare.

Në videot e publikuara në llogarinë e tij në TikTok ai dëgjohet duke folur fjalë eksplicite me vajzat përdoruese të një aplikacioni për të rritur. Mirëpo, këto fjalë nuk i kursen as me përdoruesit meshkuj. Madje në një video Murati u ofron disa vajzave që nuk u dihet mosha të kryejnë marrëdhënie seksuale në një transmetim live në këtë rrjet social. Policia ka theksuar se i arrestuari edhe pse e kupton që është duke komunikuar me të mitura ai flet fjali nxitëse seksuale.

Ajo që duket më shqetësuese është mbështetja që Fero i ka dhënë atij. “Duan të prishin imazhin e një djali që është 19-vjeç dhe ende nuk është i pjekur.”-shprehet Fero. Po ashtu ka shpërndarë në Instagram një video ku tregon se aplikacioni që përdor Donzi është për të rritur dhe aty ka vajza 16-vjeçare.

Ajo që nuk di Fero është se askush nuk i jep të drejtë Donzit të përdor këtë gjuhë dhe të sillet në këtë mënyrë. Në një kohë kur abuzimet seksuale janë tema qendrore në Shqipëri dhe Kosovë, mbështetja e shembujve të tillë duket shumë shqetësuese.

Kujdes: Në video ka gjeste dhe fjalor të papërshtatshëm

@clip_donziiii #trovoclips #trovo #trovolive #trovoshqip #trovoalbania #funny #trovoalbanian #fyp #donzi #viral #viralsetqr ♬ original sound – clip_donziiii

@clip_donziiii #trovoclips #trovo #trovolive #trovoshqip #trovoalbania #funny #trovoalbanian #donzi #fyp #viral #viralsetqr ♬ suono originale – clip_donziiii

@clip_donziiii #trovoclips #trovo #trovolive #trovoshqip #trovoalbania #funny #trovoalbanian #donzi #fyp #viral #viralsetqr ♬ suono originale – clip_donziiii

@clip_donziiii | Donzi Msusi ?? | #trovo #trovolive #trovoshqip #trovoalbania #trovoclips #funny #trovoalbanian #donzi #fyp #viral #viralsetqr @donzi.gaming ♬ suono originale – clip_donziiii

© Panoramaplus.al