28 Qershor, 2021

U aluduan për një lidhje, kënga e re e Encës “shpjegon” fotot në shtrat me Beart Rexhepin


encahaxhia

Këngëtarja Enca Haxhia ka publikuar videoklipin e saj të ri me titull “Rakia”.

Kënga shoqërohet nga skena të nxehta. Pjesë e videoklipit është dhe Beart Rexhepi, me të cilin Enca publikoi disa foto pak ditë më parë.

Të gjithë fansat aluduan për një lidhje mes tyre, por publikimi i këngës i ka shuar këto zëra.

Mësohet se muzika dhe teksti është hartuar nga vetë këngëtarja, ndërsa edhe protagoniste në klip është po ajo.

© Panoramaplus.al