7 Tetor, 2023

U aludua se Ylli Limani dhe Noizy nuk janë më miq, veprimi i fundit i këngëtarit tregon çdo gjë (Foto)


Këngëtari i njohur Noizy së fundmi ka festuar 37-vjetorin e tij të lindjes.  Në këtë itë kaq speciale për të ai mori urime të shumta nga familjarët dhe miqtë e tij më të mirë.

Mirëpo syrit të fansave nuk i shpëtoi mungesa e urimit të mikut më të mirë të Noizyt, Ylli Limani, duke aluduar kështu që miqësia e tyre mund të jetë krisur.

Megjithatë veprimi i fundit i këngëtarit ka treguar se dyshja janë akoma shokë.

Ditën e djeshme Noizy e ka komentuar në rrjetet sociale Yllin për këngën më të re që ai ka publikuar.

Kujtojmë se dy artistët krijuan një miqësi të ngushtë pas bashkëpunimit të tyre të parë muzikor “Alkool” i cili u kthye menjëherë në hit.

 

 

© Panoramaplus.al