Prej disa ditësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se këngëtarja e njohur Taylor Swift dhe lojtari i NFL, Travis Kelce janë në një lidhje së bashku.
Mirëpo mesa duket lajmet nuk janë të vërteta dhe artistja po shijon beqarinë.
Sipas një burimi për “The Messenger”, dyshja janë shoqëruar vetëm dy herë me njëri-tjetrin por ata nuk janë në një lidhje.
“Ajo dhe Travis janë shoqëruar dy herë dhe nuk është asgjë serioze”, tha një burim.
Ndërsa shtoi: “Ajo mendon se ai është shumë simpatik dhe javën e kaluar ata kanë komunikuar së bashku me mesazhe. Ai është pak i turpëruar për shkak të vëmendjes së madhe që po marrin ndërsa i ka dhënë asaj që do të kishte dëshirë që të vashonin të takoheshin.”
© Panoramaplus.al

