8 Shtator, 2023

U aludua se është ndarë nga i dashuri “misterioz”, Efi Dhedhes i vendos pikat mbi “i” me veprimin e fundit (Foto)


Prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se ish-banorja e ‘BBV”, Efi Dhedhes është ndarë nga i dashuri i saj “misterioz”.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku shpesh herë bisedon me fansat e saj të “çmendur”.

Së fundmi ajo ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram, ku një ndër ta e ka pyetur se ‘nga 1-10 sa e dashuruar je’.

“100” i është përgjigjur Efi duke deklaruar kështu se është në një lidhje dashurie.

Megjithatë nuk dihet nëse djali që i ka “rrëmbyer” zemrën është i njëjti që ajo tregoi për të gjatë esperiencës në “BBV” apo jo.

 

 

 

© Panoramaplus.al