12 Tetor, 2023

U akuzua se ka paguar katër burra për të rrëmbyer djalin e saj, Cher flet për herë të parë: Ju bëni gjithçka për fëmijët tuaj…


Disa javë më parë bashkëshortja e djalit të këngëtares së njohur Cher, Mariangela King ka ngritur një padi për artsisten, pasi dyshohet se ajo pagoi katër burra për të rrëmbyer djalin e saj, Elijah Blue Allman në momentin që ai po përpiqej që të rregullonte marrëdhënien me gruan e tij.

Lidhur me këto akuza së fundmi artistja ka folur për herë të parë për revistën “People”, duke i hedhur poshtë ato teksa u shpreh se ajo është një nënë dhe po përpiqet që të ndihmojë fëmijët e saj.

“Unë jam nënë. Kjo është puna ime. Në një mënyrë apo tjetër, të përpiqem të ndihmoj fëmijët e mi. Ju bëni gjithçka për fëmijët tuaj. Kurdoherë që mund t’i ndihmoni, thjesht e bëni sepse kështu është të jesh nënë. I do ata dhe përpiqesh të jesh aty për ta.”- tha Cher.

 

 

© Panoramaplus.al