Zayn Malik ka folur për herë të parë për përplasjen e bujshme me ish-vjehrrën e tij, Yolanda Hadid në vitin 2021.

Këngëtari i hitit “Pillowtalk”, u shfaq në podcastin ‘Call Her Daddy’ për intervistën e tij të parë pas gjashtë vitesh mungesë dhe ndërsa ai nuk zbuloi detaje të skandalit mes tyre, i cili përfshinte edhe ish-partneren e tij Gigi Hadid, u shpreh se dëshira e tij ishte për ta mbajtur situatën sa më private.
“Unë e dija se si ishte situata, e dija se çfarë ndodhi, dhe njerëzit e përfshirë e dinin se çfarë ndodhi gjithashtu dhe kjo ishte gjithçka që më interesonte vërtet,” tha ai.
“Nëse dikush do ta shikonte situatën, besoj se do e respektonte atë gjë, thjesht nuk doja të tërhiqja vëmendjen për asgjë, e dini? Nuk po përpiqesha të krijoja një situatë negative me të”.

30- vjeçari gjithashtu shprehu shqetësimin se Khai , vajza 2 vjeçare që ai ndan me Gigin, një ditë do mund t’i lexojë të gjitha këto lajme.
“Çdo lloj lajmi që është publikuar, nëse vajza ime do të kthehet prapa ndonjë ditë dhe do t’i lexojë ato, do të jetë diçka që thjesht… nuk bën sens,” tha ai.
“Unë besoj se e kam trajtuar këtë situatë në mënyrën më të mirë. Në një mënyrë miqësore, me respekt dhe kjo është gjithçka që duhet thënë.”
Kujtojmë se ish- anëtari i grupit One Direction u akuzua në shtator të vitit 2021 për shkak të shtyrjes së nënës së modeles në një komodinë, duke i shkaktuar gjendje ankthi. Raporti bën të ditur se muzikanti duhej të “përfundonte 360 ditë prove, si dhe një trajtim për menaxhimin e nervave” sipas dokumenteve të gjykatës.
Një mik i këngëtarit shtoi në atë kohë se Malik këmbënguli se ai kurrë nuk e ka shtyrë Yolandën dhe grindja filloi kur “ajo erdhi e paftuar ndërsa Gigi ishte larg për punë dhe ai po kujdesej për Khai… gjë që më pas çoi në një debat mes tyre”.


© Panoramaplus.al

