19 Korrik, 2023

U akuzua për përdhunim dhe trafikim njerëzor, ja çfarë vendosi gjykata e Rumanisë për Andrew Tate


Gjykata e kryeqytetit të Rumanisë ka vendosur që të zgjasë edhe 30 ditë të tjera arrestin shtëpiak ndaj influencerit të njohur Andrew Tate.

Ai disa javë më parë është akuzuar në Rumani për përdhunim, trafikim njerëzor dhe formimin e një grupi kriminal të organizuar për të shfrytëzuar seksualisht gratë, sipas BBC.

Vendimi në Gjykatën e Bukarestit vjen një muaj pasi prokurorët ngrenë një padi për 36-vjeçarin  së bashku me vëllain e tij Tristanin dhe dy djem të tjerë.

Të katër të pandehurit  të cilët u arrestuan në fund të dhjetorit pranë Bukarestit i mohuan akuzat të cilat u ngrenë kundër tyre.

Pas vendimit të gjykatës, gjatë një deklarate Tate u shpreh se: “Unë dhe vëllai im jemi njerëz jashtëzakonisht të lëvizshëm… Në fund drejtësia do të vendoset. Ne po ndihemi sikur çdo gjë do të funksionojë në mënyrë perfekte dhe deri atëherë ne do të ndjekim procesin gjyqësor.”

 

© Panoramaplus.al