Performanca e këngëtarit Xhon Jesku të kategorisë “New Artist” te “Kënga Magjike”, emocioni të gjithë të pranishmit në sallë.

Madje anëtarja e jurisë, këngëtarja e njohur Manjola Nallbani, arriti që të përlotet dhe e ndoqi të gjithë këngën me shumë emocion.

“Ty nuk të kam” është kënga e Jeskut, me tekst të Rovena Dilos dhe muzikë të Adrian Hilës. Kënga i dedikohet motrës së këngëtarit, e cila nuk është më pranë tij.

Ndërkohë Xhoni mbrëmjen e djeshme arriti të kapërcejë në finale, si dhe të përfshihet në kategorinë “Big”.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
