Këngëtari Alban Skënderaj ka reaguar në lidhje me jehonën e lajmeve pas videos të publikuar në rrjet ku shikoheshin turistët italianë që largoheshin pa paguar nga një lokal në Berat.

Përmes një postimi në ‘Instagram’, Albani shkruan se debati i krijuar në lidhje me faturën e papaguar dhe lajmet e shumta në televizionet shqiptare të vendosin mbi faktin e kryer se “Italianët janë superior dhe shqiptarët inferior”.
Ndër të tjera, këngëtari ironizon me postimin ku shkruan “se për shqiptarët është e zakontë kur thyejnë ligjin në Itali ndërsa për turistët që vepruan po njësoj ndaj nesh këtë herë duhet të ishte bërë lajm dhe të dërgohej deri tek kryeministrja Meloni”.
Kujtojmë se fatura e papaguar prej 80 euro është dëmshpërblyer tek pronarët nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni e cila urdhëroi menjëherë ambasadorin pasi mori vesh mbi ngjarjen.
Ndërsa video ka marrë jehonë të madhe jo vetëm në mediat shqiptare por edhe ato italiane, çka ka sjellë një sërë reagimesh.


