Këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu, që njihet me ermin e artit Tuna, është bërë nënë për herë të dytë duke befasuar ndjekësit.
Ajo zgjodhi që shtatzëninë ta mbante larg syrit të mediave, duke lajmëruar ardhjen në jetë të djalit të dytë vetëm pasi solli në jetë djalin.
“Luta Zotin të më sjellë në jetë një mashkull që do më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”, shkruante Tuna poshtë fotos, ku linte të kuptonte se lutja e parë nuk i ishte plotësuar.
Edhe pse në rrjet pati shumë komente ndaj saj, pasi raportohet se ajo dhe bashkëshorti Patris Berisha janë divorcuar, ky i fundit zgjodhi që të reagojë me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, duke marër kështuy përsipër atësinë e djalit të sapoardhur në jetë. Ai shpërndau një foto të foshnjës, duke bërë edhe një mbishkrim sipër me fjalët: “Mirëserdhe në jetë Zen!”.
Ky është fëmija i dytë pas Tian, ndërkohë që bekimi me fëmijën e dytë, u shoqërua me një konfrontim të vërtetë të Patrisit me komentuesit. Ata e pyesnin Tunën se kush është babai, meqenëse ka kohë që ajo dhe Patrisi janë përfolur për divorc dhe kaq u desh që Patrisi të rebelohej, duke i dalë për Zot kësaj enigma, e duke lënë të kuptohet se babai është vetë ai.
Por këtu ka një problem, pasi ata bëhen prindër për herë të dytë tashmë që janë ndarë. Prapaskena e marrëdhënies së tyre të vërtetë ngre dyshime për mungesë komunikimi mes tyre, jo vetëm për faktin se ata s’ndanë asgjë si çift nga ardhja e bebit, por Patrisi s’ka qenë i pranishëm as në festën e zbulimit të gjinisë të bërë para disa muajsh.
Videon e asaj feste Tuna zgjodhi ta publikonte tani dhe Patrisi s’u pa askund. Në videon që daton në muajin nëntor të vitit të kaluar, Tuna shihet bashkë me Tianin, djalin e parë, si edhe me shumë miq e të afërm, por jo me Patrisin. Pak muaj më parë, Tuna u zhvendos për të jetuar në Shkup, ndërkohë gjatë një interviste, Patrisi u shpreh se nuk janë as bashkë e as të ndarë dhe se komunikonin me email.
HISTORIA E GRUAS QË IKU SHTATZËNË NGA SHËPIA E BURRIT, Ç’NDODHI NË MARTESËN E TUNËS ME PATRISIN
Patris Berisha argëtohet në shoqërinë e vajzave seksi, po Tuna Sejdiu? Kjo ishte pyetja që lëvroi në mediat e Kosovës dhjetorin e kaluar, duke rikthyer dhe një herë në vëmendje misterin e divorcit problematik të këngëtares Tuna Sejdiu nga muzikanti Patris Berisha, vëllai i Robert Berishës.
Dy muaj pasi Tuna dhe Patrisi u përfolën për ndarje aspak paqësore, Patrisi u tha se mblodhi mendjen dhe nisi të dilte me vajza të tjera për njohje. Asnjëri prej tyre nuk foli publikisht për ndarjen, por një nga postimet e fundit të Tunës në “Instastory” i bëri të gjithë të mendonin se ajo që kishte shkruar është një “mesazh i koduar” në adresë të ishburrit, Patrisit.
“E ngecur në një gjeneratë ku besnikëria është vetëm tatuazh, dashuria është thjesht një shprehje dhe gënjeshtra është e vërteta e re”, ishin fjalët që këngëtarja kishte shkruar.
E kjo deklaratë erdhi pasi Tuna hoqi Patrisin nga njerëzit që djali i tyre, Tiani, ndiqte në “Instagram” dhe madje i ndryshoi edhe mbiemrin. Ky fakt e acaroi më shumë situatën dhe e detyroi të bënte postime i mbështetur në këtë rast edhe nga vëllai, Roberti, se Tiani kishte realisht vetëm një mbiemër dhe ai ishte mbiemri i babait, dhe jo i nënës.
E në kulmin e situatës, “drama” u shoqërua me fotot e Tunës dhe djalit të tyre nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe lajmin se ajo ishte shtatzënë për herë të dytë. Pas këtyre thashethemeve i ftuar në “Soiree”, Patrisi u shpreh për marrëdhënien që kishte aktualisht me Tunën se “është e komplikuar”, duke shtuar se nuk ishin as të ndarë e as bashkë.
“Ende nuk ka kurrfarë lajmi për single apo i martuar. Me rëndësi shëndeti. Jam as i martuar, as single, tani jam në mes. Është complicated, në rrjedhje të lirë”, u shpreh duke qeshur Patris Berisha. Lidhur me heqjen e mbiemrit të tij nga “Instagram”-i i Tianit, Robert dhe Patris Berisha thanë njëzëri: “Renee dhe Tian Berisha deri në vdekje”.
Ndërkohë, Tuna u zhvendos në SHBA dhe arsyeja, sipas emisionit “Shoë time”, ishte për t’u shkëputur nga përditshmëria dhe vëmendja në Kosovë, dhe që ta priste atje fëmijën e saj të dytë. Ndërkohë u zbuluan të tjera detaje nga jeta e Tuna Sejdiut pas ndarjes nga bashkëshorti.
Përveç arsyeve personale dhe profesionale, ata thanë se ishte në kontakt me producentë të njohur, si ish-të dashurin e Cardi B, për realizimin e disa këngëve.
“Tash vetëm me e-mail komunikojmë, se në telefon i kemi prishur marrëdhëniet. Me email, se me telefon ti pëlcet menjëherë dhe përlahesh, ndërsa në email e fshin dhe e shkruan prapë dhe kështu e mban raportin të shëndoshë!”, tha Patrisi duke dhënë detaje rreth situatës pas largimit të saj në SHBA.
Gjatë këtij rrëfimi, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte dora e fashuar e Patrisit, i cili u justifikua se i kishte rënë derës, prandaj edhe e kishte vrarë kaq shumë.
“Ajo dera nuk ishte e butë”, u shpreh Patrisi teksa shtoi detajin se kishte 1 muaj me dorën e vrarë, që përkonte fiks me ditët kur i kishte dhënë fund me Tunën.
Se çfarë kishte ndodhur që e kishte çuar Patrisin në momente nervash t’i binte derës, këtë nuk dimë ta themi dhe as ai vetë nuk e shpjegoi. Kujtojmë që tymi kësaj historie i doli në fillim të dhjetorit 2020, ku këngëtarja u largua nga Prishtina, u kthye në vendlindjen e saj në Shkup dhe ndryshoi mbiemrin e djalit në rrjetet sociale.
Kujtojmë që Tuna Sejdiu dhe muzikanti Patris Berisha u martuan në janar të vitit 2017, fiks katër vite më parë. Gjashtë muaj pasi u bë publike lidhja e tyre e dashurisë, Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha u celebruan gjatë një ceremonie shumë private, që u mbajt në Prishtinë.
Çifti, që ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë, u kurorëzuan zyrtarisht si çift në Komunën e Prishtinës në privatësi, pa dashur që kjo datë e rëndësishme të mediatizohej.
Tuna vendosi të lidhte kurorë në mënyrë simbolike. Në atë kohë u fol se ceremonia e dasmës që kishin planifikuar me miqtë kishte dështuar, për arsye që s’u bënë të ditura.























