11 Tetor, 2021

Tuna rikthehet te Patrisi pas një kalvari të gjatë vuajtjesh si nënë e vetme, si e rindërtuan martesën problematike


Prej kohësh, këngëtarja Tuna Sejdiu dhe instrumentisti Patrisi Berisha janë një ndër çiftet më të përfolura të showbizit shqiptar. Ata janë diskutuar për një ndarje mjaft konfliktuale, para se të bëheshin prindër për herë të dytë. 

patris berisha tuna

Mirëpo, pas një kalvari të gjatë vuajtjesh si nënë e vetme e kthyer te prindërit në Shkup, së fundmi Tuna ka vendosur të kthehet sërish në Pritinë tek Patrisi, duke rindërtuar sërish martesën e cilësuar nga mediat si problematike.

tuna sejdi (8)

Tashmë po flitet se ata janë bërë sërish bashkë si një familje dhe këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes disa fotografive të postuara në “Instastory”, ku në njërën duket dora e Patrisit që po mbante djalin e tyre, Zen. Ata janë duke qëndruar në Durrës bashkë me dy fëmijët e tyre, Zenin dhe Tianin, ndërkohë që burime pranë çiftit kanë treguar se marrdhënia e tyre po shkon mjaft mirë.

patris berisha1

Këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu, që njihet me ermin e artit Tuna, u bë nënë për herë të dytë, pikërisht në një periudhë kur po përflitej për ndarje konfliktualenga Patrisi. Ajo zgjodhi që shtatzëninë ta mbante larg syrit të mediave, duke lajmëruar ardhjen në jetë të djalit të dytë vetëm pasi e solli në jetë.

tuna sejdi patris berisha (2)

“Luta Zotin të më sjellë në jetë një mashkull që do më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”, shkruante Tuna poshtë fotos, ku linte të kuptonte se lutja e parë nuk i ishte plotësuar.

tuna sejdi patris berisha (3)

Edhe pse në rrjet pati shumë komente ndaj saj, pasi raportohej se ajo dhe bashkëshorti Patris Berisha ishin divorcuar, ky i fundit zgjodhi që të reagonte me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, duke marrë kështu përsipër atësinë e djalit të sapoardhur në jetë. Ai shpërndau një foto të foshnjës, duke bërë edhe një mbishkrim sipër me fjalët: “Mirëserdhe në jetë Zen!”.

tuna sejdi patris berisha (2)

Ky është fëmija i dytë pas Tian, ndërkohë që bekimi me fëmijën e dytë, u shoqërua me një konfrontim të vërtetë të Patrisit me komentuesit. Ata e pyesnin Tunën se kush është babai, meqenëse ka kohë që ajo dhe Patrisi janë përfolur për divorc dhe kaq u desh që Patrisi të rebelohej, duke i dalë për Zot kësaj enigme e duke lënë të kuptohet se babai është vetë ai.

tuna sejdi patris berisha (4)

Por këtu kishte një problem, pasi ata u bënë prindër për herë të dytë pasi ishin ndarë. Prapaskena e marrëdhënies së tyre të vërtetë ngriti dyshime për mungesë komunikimi mes tyre, jo vetëm për faktin se ata s’ndanin asgjë si çift nga ardhja e bebit, por Patrisi s’ishte qenë i pranishëm as në festën e zbulimit të gjinisë të bërë të bërë nga Tuna.

patris berisha

Videon e asaj feste Tuna zgjodhi ta publikonte më vonë dhe Patrisi s’u pa askund. Në videon që datonte në muajin nëntor të vitit të kaluar, Tuna shihej bashkë me Tianin, djalin e parë, si edhe me shumë miq e të afërm, por jo me Patrisin. Pak muaj më parë, Tuna u zhvendos për të jetuar në Shkup, ndërkohë gjatë një interviste, Patrisi u shpreh se nuk ishin as bashkë e as të ndarë dhe se komunikonin me email.

tuna sejdi patris berisha (4)

Ndërkohë duket se tanii kanë rregulluar marrëdhëniet, duke filluar jetën sërish në Prishtinë. Për Tunën nuk ishte e thjeshtë t’i rriste dy djemtë e vetme dhe ndaj ka reflektuar për ta bashkuar sërish familjen.

tuna patris berisha

MARTESA GJITHË DRAMA E TUNËS ME PATRISIN

Patris Berisha argëtohet në shoqërinë e vajzave seksi, po Tuna Sejdiu? Kjo ishte pyetja që lëvroi në mediat e Kosovës dhjetorin e kaluar, duke rikthyer dhe një herë në vëmendje misterin e divorcit problematik të këngëtares Tuna Sejdiu nga muzikanti Patris Berisha, vëllai i Robert Berishës. Dy muaj pasi Tuna dhe Patrisi u përfolën për ndarje aspak paqësore, Patrisi u tha se mblodhi mendjen dhe nisi të dilte me vajza të tjera për njohje.

auto_tuna_dhe_patrisi1499325898

Asnjëri prej tyre nuk foli publikisht për ndarjen, por një nga postimet e fundit të Tunës në “Instastory” i bëri të gjithë të mendonin se ajo që kishte shkruar është një “mesazh i koduar” në adresë të ish-burrit, Patrisit.

tuna sejdiu patris berisha (9)

“E ngecur në një gjeneratë ku besnikëria është vetëm tatuazh, dashuria është thjesht një shprehje dhe gënjeshtra është e vërteta e re”, ishin fjalët që këngëtarja kishte shkruar. E kjo deklaratë erdhi pasi Tuna hoqi Patrisin nga njerëzit që djali i tyre, Tiani, ndiqte në “Instagram” dhe madje i ndryshoi edhe mbiemrin.

tuna sejdiu patris berisha (10)

Ky fakt e acaroi më shumë situatën dhe e detyroi të bënte postime i mbështetur në këtë rast edhe nga vëllai, Roberti, se Tiani kishte realisht vetëm një mbiemër dhe ai ishte mbiemri i babait dhe jo i nënës. E në kulmin e situatës, “drama” u shoqërua me fotot e Tunës dhe djalit të tyre nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe lajmin se ajo ishte shtatzënë për herë të dytë.

tuna sejdiu patris berisha (11)

Pas këtyre thashethemeve i ftuar në “Soiree”, Patrisi u shpreh për marrëdhënien që kishte aktualisht me Tunën se “është e komplikuar”, duke shtuar se nuk ishin as të ndarë e as bashkë.

tuna sejdi, patris berisha (6)

“Ende nuk ka kurrfarë lajmi për single apo i martuar. Me rëndësi shëndeti. Jam as i martuar, as single, tani jam në mes. Është complicated, në rrjedhje të lirë”, u shpreh duke qeshur Patris Berisha. Lidhur me heqjen e mbiemrit të tij nga “Instagram”-i i Tianit, Robert dhe Patris Berisha thanë njëzëri: “Renee dhe Tian Berisha deri në vdekje”. 

patris berisha

Ndërkohë, Tuna u zhvendos në SHBA dhe arsyeja, sipas emisionit “Shoë time”, ishte për t’u shkëputur nga përditshmëria dhe vëmendja në Kosovë, dhe që ta priste atje fëmijën e saj të dytë. Ndërkohë u zbuluan të tjera detaje nga jeta e Tuna Sejdiut pas ndarjes nga bashkëshorti. Përveç arsyeve personale dhe profesionale, ata thanë se ishte në kontakt me producentë të njohur, si ishtë dashurin e Cardi B, për realizimin e disa këngëve.

tuna sejdi patris berisha (6)

“Tash vetëm me e-mail komunikojmë, se në telefon i kemi prishur marrëdhëniet. Me email, se me telefon t’i pëlcet menjëherë dhe përlahesh, ndërsa në email e fshin dhe e shkruan prapë dhe kështu e mban raportin të shëndoshë!”, tha Patrisi duke dhënë detaje rreth situatës pas largimit të saj në SHBA.

tuna sejdi patris berisha (4)

Gjatë këtij rrëfimi, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte dora e fashuar e Patrisit, i cili u justifikua se i kishte rënë derës, prandaj edhe e kishte vrarë kaq shumë.

tuna sejdi, patris berisha (11)

“Ajo dera nuk ishte e butë”, u shpreh Patrisi teksa shtoi detajin se kishte 1 muaj me dorën e vrarë, që përkonte fiks me ditët kur i kishte dhënë fund me Tunën. Se çfarë kishte ndodhur që e kishte çuar Patrisin në momente nervash t’i binte derës, këtë nuk dimë ta themi dhe as ai vetë nuk e shpjegoi.

tuna sejdi, patris berisha (1)

Tymi kësaj historie i doli në fillim të dhjetorit 2020, ku këngëtarja u largua nga Prishtina, u kthye në vendlindjen e saj në Shkup dhe ndryshoi mbiemrin e djalit në rrjetet sociale. Kujtojmë që Tuna Sejdiu dhe muzikanti Patris Berisha u martuan në janar të vitit 2017, fiks katër vite më parë.

tuna patris

Gjashtë muaj pasi u bë publike lidhja e tyre e dashurisë, Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha u celebruan gjatë një ceremonie shumë private, që u mbajt në Prishtinë. Çifti, që ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë, u kurorëzuan zyrtarisht si çift në Komunën e Prishtinës në privatësi, pa dashur që kjo datë e rëndësishme të mediatizohej.

auto_tuna_dhe_patrisi1499325898

Tuna vendosi të lidhte kurorë në mënyrë simbolike. Në atë kohë u fol se ceremonia e dasmës që kishin planifikuar me miqtë kishte dështuar, për arsye që s’u bënë të ditura. Ndërkohë që komentuesit kanë filluar të përdorin ironinë, duke qenë mosbesues se nuk do të ketë ndarje të tjera mes çiftit.

/Panoramaplus.al

patrisipatrisi1_1512389976-8747751tuna patristuna sejdi, patris berisha (4)tuna sejdi, patris berisha (1)tuna sejdi, patris berisha (2)patris berisha2

© Panoramaplus.al