14 Maj, 2019

Tuna publikon foton me babanë e ka një dedikim për të: Kampioni dhe modeli im që kur kam filluar (FOTO)


Këngëtarja e njohur, Tuna Sejdi, ka publikuar sot në profilin e saj në “Instagram”, fotografi me babanë.

Zakonisht Tuna nuk publikon foto me anëtarët e familjes, pasi preferon që t’i mbajë larg vëmendjes së medias. Por mesa duket ka vendosur që t’i “thyej pak rregullat”.

“Me Demin tim të preferuar”, shkruan Tuna krahas fotos, duke na treguar kështu edhe shenjën e horoskopit të babait të saj.

Tuna duket se ka një ngjashmëri me babin e saj, sidomos tek zona e syve. Shaban Sejdiu është një emër jo pak i njohur, pasi cilësohet si kampion olimpik në mundje dhe një legjendë në këtë fushë.

Më pas këngëtarja ka postuar edhe një foto në “Instastory”, ku e cilëson babanë e saj si modelin që ka ndjekur, që prej fillimeve të saj.

“Kampioni im dhe modeli im që kur kam filluar”, shkruan Tuna.

© Panoramaplus.al