Këngëtarja e njohur Tuna Sejdi duket se ka përgatitur një surprizë për të gjithë fansat e saj me rastin e 8 Marsit.

Bëhet fjalë për albumin e saj të ri, për të cilin Tuna ka qenë duke punuar gjatë kësaj kohe.
Lajmin e bukur e kanë bërë të ditur fansat e këngëtares, pasi kanë publikuar një poster të saj.

“Fortuna” do të titullohet albumi dhe promovimi i këngëve do të bëhet pikërisht në datën 8 mars në ditën e gruas, në Filarmoninë e Maqedonisë.
Ndërkohë në foton e re Tuna shfaqet me një look tepër të veçantë, veçanërisht të flokëve të cilat janë modeluar në formën e një kapeleje.



