U rikthye në vemendjen e fansave të saj, madje shumë fuqishëm pas intervistës që dha për Ermal Mamaqin pak javë më parë dhe ku ishte e ftuar çift.
Interesit të ndjekësve dhe fansave se si po shkon marrëdhënia e tyre me Norën dhe Robertin, vëllain e burrit të Tunës, ata nuk ngurruan t’i japin përgjigje.

Madje, ka qenë vetë bashkëshorti i Tunës, i cili ka treguar se familja e tij është mbi gjithçka, duke mos mohuar kontradiktat që kishin ndarë familjen.
Por, mesa duket, këto probleme tashmë janë hedhur pas krahëve dhe në familjen e Tunës dhe Patris tashmë ka festë. Me ardhjen e festave të fundvitit, Tuna nuk ngurron të na sjellë foto të magjishme dhe ndër më të bukurat që keni parë ndonjëherë me të voglin e saj.

Nën atmosferën e festave, shumë artistë të njohur të skenës kanë qenë tejet aktivë në rrjetet e tyre sociale për të sinjalizuar ardhjen e “Babagjyshit” dhe dhuratave. Në valën e publikimit të këtyre fotove është përfshirë edhe këngëtarja Altuna Sejdi, e njohur si Tuna, teksa në “Instagram”-in e saj, ka publikuar një set fotografik me të birin, Tian, ku të dy shfaqen shumë të ëmbël.

Këngëtarja shihet e veshur me të kuqe të dizenjuar me motive dhe simbole festash, ku pozon krah bredhit bashkë me djalin. Në mënyrën e kompozimit të fotografisë, si shumë herë të tjera, këngëtarja shfaqet tejet atraktive në mënyrën e saj dhe stilin që e karakterizon Tunën.
Por ajo që na bën përshtypje është fakti që në këtë set festiv nuk është përfshirë bashkëshorti i saj dhe babai i Tian, Patris.

PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
